Aksidentet... |
Top Previous Next |
Aksidentet...
Lista me aksidentet Në rast të aksidentit polici duhet ta regjistroj këtë aksident. Kjo realizohet nëse klikohet nënmenyja Aksidentet, apo pulla Aksident! e treguar më lart , meqë rast hapet ueb forma e treguar ne fig. Siç shihet nga figura e mësipërme, mund të kërkojmë ( filtrojmë ) të dhëna sipas Numrit të rastit dhe Numrit të patent shoferit, pasi të kemi klikuar pullën filtro. Për t’ i modifikua të dhënat, në listë, te rreshti ku janë të dhënat që duam me i modifikua, klikojmë Modifiko, hapet forma ku kemi mundësi me i ndryshu të dhënat. Për të regjistruar një aksident të ri klikojmë pullën Regjistro , pas së cilës hapet ueb forma për regjistrim të aksidentit. Forma për regjistrimin e aksidenteve Numri i rastit: në këtë fushë shënohet ID e aksidentit që ka ndodhë. Pasojat e aksidentit: nga lista rënëse zgjedhimpasojat që janë shkaktuar gjatë aksidentit. Numri i patent Shoferit: në këtë fushë shënohet numri i patent shofrit te personit qe ka bere aksident. Targat: këtu shënojmë targat e automjetit i cila ka pas aksident. Komuna: nga lista rënëse zgjedhim komunën në të cilën është bërë aksidenti. Vendbanimi: nga lista rënëse zgjedhim vendbanimin në të cilën është bërë aksidenti. Data e aksidentit: në këtë fushë shënohet data e ndodhjes së aksidentit. Koha e aksidentit: këtu shënohet ora në të cilën ka ndodhë aksidenti Vendi i aksidentit: këtu shënojmë vendin në të cilin ka ndodhë aksidenti. Pershkrimi i aksidentit: këtu shënohet të gjitha pasojat që janë shkaktuar gjatë aksidentit.
Pas mbushjes së të dhënave të kërkuara shtypim butonin Ruaj, me shtypjen e të cilit do t’i ruajmë të dhënat e shënuara në bazën e të dhënave. Nëse ka ndonjë gabim eventual gjatë ruajtjes së të dhënave do të paraqitet një mesazh informimi nga ana e ueb aplikacionit. |