Kërkesat në gjykatë... |
Top Previous Next |
Kërkesat në gjykatë... Dënimet në vend të ngjarjes që janë në vlerë më të lartë se 45 €, ato dënime pas aksidentit si dhe ato dënime që nuk paguhen brenda 8 ditëve duhet të nisen për gjykatë. Siç shihet nga e mësipërme janë dy nënmeny: Kërkesat në gjykatë dhe kërkesat nga policia Lista e dënimeve në gjykatë Në listë paraqiten lista e dënimeve që janë proceduar në gjykatë. Siç shihet nga fig. zyrtari i gjykatës mund të filtroj të dhëna sipas numrit të patentë shoferit. Ato të dhëna pasi t’i ketë gjetur mund t’i modifikoj duke klikuar modifiko në listë në rreshtin ku janë të dhënat që duam me i modifikua. Për të regjistruar një dënim të ri në gjykatë, klikojmë pullën Regjistro, meqë rast hapet ueb forma e paraqitur në vazhdim. Forma për regjistrimin e dvnimeve në gjykatë Numri i Rastit: - këtu duhet të shënohet numri i rastit. Numri i Lëndës: – këtu duhet shënohet numri i lëndës. Numri i patentë shoferit: - këtu shënohet numri i patentë shoferit pastaj klikohet pulla Kërko meqë rast fushat vijuese, në përjashtim adresa e qytetarit, mbushen automatikisht Numri i Personal i qytetarit: - mbushet automatikisht Emri i qytetarit: - mbushet automatikisht. Emri i prindit të qytetarit: - mbushet automatikisht. Mbiemri i qytetarit: - mbushet automatikisht. Datëlindja e qytetarit: - mbushet automatikisht. Komuna e qytetarit: - mbushet automatikisht. Vendbanimi i qytetarit: - mbushet automatikisht. Adresa e qytetarit: - këtu duhet të shënojmë adresën e qytetarit.
Pas mbushjes së të dhënave të kërkuara shtypim butonin Vazhdo, me shtypjen e të cilit do t’i ruajmë të dhënat e shënuara në bazën e të dhënave dhe do të paraqitet forma për paraqitje të dënimit. Vërejtje: Nëse ka ndonjë gabim eventual gjatë ruajtjes së të dhënave do të paraqitet një mesazh informimi nga ana e ueb aplikacionit. // Pjesa në vazhdim është e njëjtë edhe për Kërkesat nga policia//
Forma per paraqitjen e denimit Data e paraqitjes: - klikojmë në imazh, nga figura pastaj zgjedhim datën . Paraqit: -. checkbox-in (verifikimin) nëse është paraqitur Vërejtje: Nëse ka ndonjë gabim eventual gjatë ruajtjes së të dhënave do të paraqitet një mesazh informimi nga ana e ueb aplikacionit.
Forma për regjistrim të aktvendimit Aktvendimi i procedimit: - këtu duhet të shënojmë aktvendimin e procedimit. Përshkrimi i aktvendimit: - këtu duhet të shënojmë përshkrimi i aktvendimit.
Pas mbushjes së të dhënave të kërkuara shtypim butonin Vazhdo, me shtypjen e të cilit do t’i ruajmë të dhënat e shënuara në bazën e të dhënave dhe do të paraqitet forma për regjistrim të masave të marra. Vërejtje: Nëse ka ndonjë gabim eventual gjatë ruajtjes së të dhënave do të paraqitet një mesazh informimi nga ana e ueb aplikacionit. Forma për regjistrimin e masave të marra Masat e marra: zgjidhet nga lista rënëse Vlera: - këtu shënohet vlera e dënimit. Dënimi prej: - pas klikimit në imazh zgjedhim datën prej kur fillon dënimi. Dënimi deri: - pas klikimit në imazh zgjedhim datën kur mbaron dënimi Përshkrimi i dënimit: këtu shënohet përshkrimi i dënimit.
Pas mbushjes së të dhënave të kërkuara shtypim butonin Ruaj, me shtypjen e të cilit do t’i ruajmë të dhënat e shënuara në bazën e të dhënave dhe do të paraqiten në listë në pjesën e poshtme të formës. Nëse janë marrë masa tjera ndjekim procedurën e njëjtë, përndryshe klikojmë pullën Vazhdo>> dhe kalojmë te pjesa . Për tu kthyer një hap mbrapa klikojmë pullën <<Prapa. Vërejtje: Nëse ka ndonjë gabim eventual gjatë ruajtjes së të dhënave do të paraqitet një mesazh informimi nga ana e ueb aplikacionit. Forma per daten e procedimit Data e procedimit: - klikojmë në imazh, nga figura pastaj zgjedhim datën e procedimit. Procedo: -. checkbox-in (verifikimin) nëse është paraqitur
Pas mbushjes së të dhënave të kërkuara shtypim butonin Ruaj, me shtypjen e të cilit do t’i ruajmë të dhënat e shënuara në bazën e të dhënave dhe do të paraqitet lista e dënimeve të proceduara. Vërejtje: Nëse ka ndonjë gabim eventual gjatë ruajtjes së të dhënave do të paraqitet një mesazh informimi nga ana e ueb aplikacionit. |