Dënimi në polici...

Top  Previous  Next

Dënimi në polici...

denimi

Lista e dënimeve

Në rast se shoferi ‘gabon’, polici duhet ta dënoj. Kjo realizohet nëse klikohet nënmenyja Dënimi në polici, apo pulla Dëno! e treguar më lart., meqë rast hapet ueb forma  e treguar.

Siç shihet nga figura e mësipërme, mund të kërkojmë ( filtrojmë ) të dhëna sipas numrit të patentë shoferit dhe ID-s së rastit, pasi të kemi klikuar pullën filtro.

Për t’ i modifikua të dhënat, në  listë, te rreshti ku janë të dhënat që duam me i modifiku, klikojmë Modifiko, hapet forma ku kemi mundësi me i ndryshua të dhënat.

Për të regjistruar një dënim të ri klikojmë pullën Regjistro , pas së cilës hapet ueb forma për regjistrim të dënimit.:

 

denimi1

Forma për regjistrimin e dënimit

Numri i dënimit: - në këtë fushë duhet të shënojmë numrin e dënimit.

Vlera e dënimit: - këtu duhet ta shënojmë vlerën e dënimit (gjobën).

Data  e dënimit: - data kur është bërë dënimi.

Koha e dënimit: - koha (ora) e dënimit.

Komuna: - prej listës rënëse zgjedhim komunën prej nga vjen.

Vendbanimi: - prej listës rënëse zgjedhim vendbanimin prej nga vjen.

Lokacioni: - shënojmë lokacionin ku është ka ndodhë rasti.

Numri i patentë shoferit: - numri i patentë shoferit për të cilin është dënimi.

Fajtor: -  checkbox-in (verifikimin) nëse është fajtor.

Dënimi i paguar: -  checkbox-in (verifikimin) nëse dënimi është paguar.

Kërkesë për gjykatë: - checkbox-in (verifikimin) nëse është bërë kërkesë për gjykatë.

Rasti ID: - numri i rastit

Vërejtje: - këtu duhet të shënojmë ndonjë vërejtje eventuale.

 

Pasi të plotësohen të dhënat për fushat përkatëse duhet që këto të dhëna t’i ruajmë në bazën e të dhënave përmes butonit Ruaje. Nëse ka ndonjë gabim eventual gjatë ruajtjes së të dhënave do të paraqitet një mesazh informimi nga ana e ueb aplikacionit.

 

Vërejtje: Nëse zgjidhet modifiko nga lista atëherë ueb forma e treguar më lartë do  të ishte e mbushur me të dhënat e regjistruara më herët, të cilat mund t’i modifikojmë.