Për prodhim...

Top  Previous  Next

Për prodhim...

Pasi që  të kryhet cikli i Apliko – Prano – Vërteto të gjitha aplikacionet vendosen në listen që gjendet formën Patenshoferët, pasi që zyrtari që lëshon patentë shoferë qaset ne aplikacion.

 

Figura vijuese tregon pamjen e menysë Lëshimi i patent shoferëve me nënmenytë:

                                      1.Patentë shoferët për prodhim... dhe

                                      2. Patentë shoferët e prodhuar...

Me anë të kësaj nënmenyje mund të qasemi në formën për prodhimin  e patentë shoferëve e cila përmban të gjithë aplikuesit që e kanë kaluar ciklin Apliko-Prano-Vërteto  si më poshtë

psh

Lista e patentë shoferëve për prodhim

P.sh.  nëse dëshirojmë të prodhojmë patentë shoferë për njërin nga të listuarit do të na paraqitet forma vijuese pasi ta përdorim mundësinë Zgjedh... në listë.

 

psh2

Regjistrimi i kontraktorëve

Forma e tillë permban tri fusha të cilat përshkruajnë:

Numri  i patentë shoferit: Numrin e patentë shoferit per aplikuesin në fjalë

Data e lëshimit: Data e lëshimit për patent shoferin e caktuar

Valide deri: Validitetin e patent shoferit të caktuar

Si dhe butonin Ruaje i cili ruan veprimin e caktuar dhe na shpie në formen respektivisht nënmenynë Patentë shoferët e prodhuar... , po ashtu kemi edhe butonin Refuzo i cili e bënë refuzimin e prodhimit të këtij patent shoferit.

Nga kjo formë mund t'i shohim Certifikata Mt, Fletëaplikimi dhe Certifikata shëndetësore.